leoni

Ymeri: Pas diskutimit për kuptimin e fjalës "koti", Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën "bashkëpunim”

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri e hedhë poshtë mundësinë që partia e tij të përfshihej në një qeveri pa zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka hedhur poshtë mundësinë që partia e tij të përfshihej në një qeveri pa zgjedhje, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij. “S’ka pasur as ofertë të tillë, as diskutim të tillë”, ka deklaruar Ymeri në një paraqitje televizive. “Rruga e vetme përpara është të shkojmë në zgjedhje, sa më shpejt të jetë e mundur. Mendojmë që Kosovës i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet, që do ta ketë shumicën në Kuvend, dhe legjitimitetin qytetar”, është shprehur ai. “Pas zgjedhjeve, shohim se si formohet qeveria”, ka thënë deputeti i PSD’së. Ai ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, teksa ka lënë të hapur mundësinë për një koalicion parazgjedhor.Ymeri ka thënë se PSD’ja nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, sipas tij, duhet të dalë në opozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …