Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë madje se ai duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij. Në një shkrim në rrjetin social deputeti i listës “Guxo” ka akuzuar Vitinë se “i ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore”. Duke nisur nga shtesat prej minimum 60 eurosh për stafin shëndetësor, ai ka akuzuar Vitinë se ishte vonuar me vaksina, me insulina e edhe për heparina dhe eritropoetinat.
