Eman Rrahmani

Deputeti i Vetëvendosje, Eman Rrahmani deklaron se në këtë mandat nuk do të jetë në votim Kodi Civil

Pavarësisht se ka dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Kodin Civil, kryeministri, Albin Kurti është zotuar se do të angazhohet personalisht të bëjë një shumicë parlamentare në mënyrë që sipas tij të mbështetet kjo nismë. Kurti këtë zotim e ka dhenë në një fjalim të mbajtur në Berlin, në kuadër të një organizimi të Partisë Socialdemokrate gjermane. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani deklaron se në këtë mandat nuk do të jetë në votim Kodi Civil. Ai thekson se tani  ka më shumë deputetë kundër këtij ligji se para dy vitesh. Ai përsëriti qëndrimin kundër, duke theksuar se nuk do të votojë asnjëherë një ligj të tillë, dhe në këtë mandat nuk do të jetë prapë në votim Kodi Civil. Kuvendi i Kosovës ka provuar ta kalojë Projektligjin për Kodin Civil, në mars të vitit 2022, por 16 deputetë të Kuvendit nuk morën pjesë fare në votim, 28 vota kundër, 28 për dhe katër abstenime. Një pjesë e madhe të deputetëve të Vetëvendosjes, e kanë kundërshtuar Kodin Civil te pjesa e martesave të gjinisë së njëjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …