Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca në seancën e Kuvendit është shprehur kritik ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi sa i përket bisedimeve finale me Serbinë. Sipas tij, problemi më i madh është se ai i cili po shkon e po flet me Vuçiqin pa kurrfarë platforme dhe po e qetë Kosovën para tavolinës. “Ne mendojmë se ai nuk është i duhur për t’i mbrojtura interesat e Kosovës dhe ato kombëtare. Presidenti Thaçi nuk mund të bëj çka i thotë mendja e tij. Ai prej fillimit ia filloj keq. U zgjua në një mëngjes dhe e shpalli veten si përfaqësues në bisedimet me Serbinë”, tha Konjufca. Ai shtoi se presidenti nuk duhet të kthehet në Kosovë, nëse bën kompromise në bisedimet finale me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …