Deputeti i Vetëvendosje, Halil Thaçi, dyshohet për në ndërhyrje të shumta në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke qenë i përfshirë në informacione të brendshme dhe ndikime mbi punësimet. Në komunikimet e tij me Dejona Mihalin, koordinatoren për komitete të kësaj partie Thaçi ndau informacione rreth gjendjes së termocentraleve të Kosovës dhe një rreziku të mundshëm për shpërthim. Thaçi informoi Mihalin për problemet teknike në termocentralin A, përfshirë situatën kritike me bllokun A3, që sipas tij, kishte qenë në rrezik të shpërthimit për shkak të përzierjes së ujit dhe vajit. Raportimet zbulojnë ndërhyrjen e Thaçit në procesin e punësimeve në KEK, ku ai kishte ndikuar për punësimin e disa familjarëve të tij, përfshirë nipin dhe disa kushërinj të afërt. Ai kishte dërguar mesazhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe anëtarit të Bordit të KEK-ut, duke kërkuar sqarime për pyetjet e testimit në konkursin e fundit të punësimeve në ndërmarrje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …