Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po mbahet në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz. Dje me urdhër nga “pushteti” dhe Prokuroria, Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte arrestuar nga policia, Albin Kurtit ia ka caktuar masën me paraburgim prej 30 ditësh. Kolona e automjeteve policore, me alreme e virulencë pushtetare e ka shoqëruar Albin Kurtin drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në vendin tonë. Albin Kurti kërkohet t i japë llogari pushtetit për tri vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje (!) dhe pengim i personit në kryerjen e detyrës zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …