Deputeti i Vetëvendosje, Armend Muja, është denoncuar për kanosje nga një qytetar në Prishtinë. Për rastin tashmë është iniciuar rasti me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kanë nisur hetimet. Hetimi për të zbardhur këtë rast ka nisur si rezultat i denoncimit nga NN i cili e ka raportuar deputetin Muja dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë. Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima yregoi se Armend Muja e ka ndalur në rrugë të mërkurën pasdite, në rrugën “Ndue Përleshi” dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese. o shikofc i Bradashit, do ta shohësh kush jam unë. Viktima ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës. Pasi janë marrë informacionet e para për rastin, Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …