Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se Kodi Civil do të kalojë këtë vit në Kuvend dhe se i kanë edhe votat e deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë qenë kundër miratimit të këtij ligji. Lidhur me këtë, ka folur Gramos Agusholli, njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që ka votuar kundër Kodit Civil. Ai ka deklaruar se nuk e beson se do të vijë për shqyrtim në këtë vit Kodi Civil, po edhe nëse vjen në versionin ashtu siç ka qenë, atëherë ai nuk votohet prej meje. Lidhur me deklaratën e ministres, deputeti thotë se ajo ka thënë një të pavërtetë të madhe. Nëse ka thënë Ministrja, se deputetët, të cilët s’e kanë votuar tash do ta votojnë, atëherë mund të them se kjo është një të pavërtetë të madhe”, deklaron Gramos Agusholli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …