Abazi: Prokuroria duhet t’i intervistojë Albin Kurtin e Albulena Haxhiun për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit. Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri, Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht. “Mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë parë në epruveta në tetor të vitit 2021 atëherë kur i janë dhënë institutit zviceran për raportin e dytë. Pra ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …