Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancë e Kuvendit ka folur në lidhje me rastin e dy policëve të Kosovës të cilët që nga dita e shtune rezultojnë të humbur pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Selimi ka kërkuar nga institucionet e sigurisë angazhim maksimal dhe që sa më shpejt ta ndriçojnë këtë rast. Ai ka thënë se duhet një koordinim me të gjitha agjencitë e sigurisë në mënyrë që në raste të emergjencave sikurse kjo të reagohet menjëherë. Më tutje, ai ka kërkuar nga institucionet shëndetësore të krijojnë kushte më të mira për Policinë e Kosovës. Selimi ka thënë se Policia duhet jo vetëm për menaxhim të protestave, por edhe kur e luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …