Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica thotë se është i papranueshëm komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë të Amerikës. Këtë deklaratë ai e dha duke e komentuar audioincizimin e publikuar në media, e në të cilin është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me ish-deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq. Korenica deklaroi se nuk do duhej të kishte ndodhur një komunikim dhe si i tillë është dashur të refuzohej. Nuk ka pasur nevojë të ndodhte një komunikim i tillë, po shpesh për të mos dashur as mos me e arsyetuar, mund të ndodhemi në një pozicion të caktuar dhe të pa kërkuar, megjithatë duhej të refuzohej një komunikim i tillë”, u shpreh deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …