Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka kërkuar që Projektligji i ri për KPM-në të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias

Deputeti, Isak Shabani dëshmon për torturat në burgjet e Kosovës, gjatë regjimit okupator serb

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, ka dhënë dëshmi tronditëse për trajtimet çnjerëzore që ka përjetuar në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit gjatë luftës në Kosovë. Shabani ka treguar se përveç dhunës fizike, ai ka përjetuar torturë me elektroshok dhe ka qëndruar në kushte ekstreme, ku u rrah brutalisht nga gardianët, përfshirë të akuzuarin Dragisha Milenkoviq. Milenkoviq, një ish-gardian në burgjet e Prishtinës dhe Lipjanit, akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile, duke përfshirë rrahje, tortura, dhe trajtime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë në vitin 1999. Prokuroria thekson se i akuzuari bashkëpunonte me gardianë të tjerë për të keqtrajtuar të burgosurit gjatë transferimeve dhe në hyrje të burgut, ku të burgosurit detyroheshin të kalonin përmes një kordonit brutal të gardianëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enrico Barduani: Çështja e urës së Ibrit kërkon zgjidhje politike, jo ndërhyrje ushtarake

Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, ka theksuar se çështja e hapjes …