Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja Labinot Tahiri: Pacolli e tha qartë se ne si subjekt politik, nuk i prijmë bllokadave, por zgjidhjeve politike

Labinot Tahiri: Pacolli e tha qartë se ne si subjekt politik, nuk i prijmë bllokadave, por zgjidhjeve politike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja Labinot Tahiri, ka thënë se shefi i partisë së tij Behgjet Pacolli, nuk është njeri i ultimatumeve por i zgjidhjeve të problemeve. Përmes një postimi në rrjetin social, Tahiri ka  porositur të gjitha subjektet politike që të mos e injorojnë partinë e Pacollit, pasi përmes tij t’i realizojnë qëllimet e tyre politike. Thotë se çdo ditë zyrtarë të partive trokasin në derën e Pacollit në kërkim të përkrahjes së tij. Në fund, Tahiri shprehet se do t’i qëndrojë besnik liderit të AKR-së. “Ky njeri, nuk ishte dhe as nuk është njeri i ultimatumeve.  Titujt gjatë këtyre ditëve, kanë qenë tituj për të përqarë miqësinë në mes të subjekteve Politike, tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …