Shpejtim Bulliqi

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka kritikuar kreun e partisë për injorimin që i ka bërë Donika Gërvallës

Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, i njohur për qëndrime parimore, ka kritikuar kreun e partisë për injorimin që i ka bërë Donika Gërvallës. Ai ka deklaruar se kreu aktual i partisë  është jotolerant dhe mosbesues dhe ka prirje ta qojë partinë  drejtë shkatërrimit. “Pamjet e turpshme para dyerve, ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot me Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë. Një lidership i tillë mosdurues dhe jotolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vet është i prirë drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore”, ka shkruar Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …