Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Kadri Veseli nuk duhet të zgjidhet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, pasi nuk është figurë kredibile, pasi kryetari i Kuvendit është pozita më e lartë shtetërore në Kosovë. “Ne jemi të vendosur, duke u nisur nga biografia politike e Kadri Veselit, nuk mund të pajtohemi që një njeri i tillë ta udhëheq vendin, pasi Kushtetuta e përcakton vendin tonë një Republikë Parlamentare dhe Kuvendi i zgjedh institucionet më të larta të vendit tonë, si Qeverinë, presidentin, po ashtu Kuvendi ka kompetenca edhe në drejtësi”, ka thënë Konjufca në një intervistë për KosovaPress. Ai ka shtuar se Kuvendi duhet të udhëhiqet nga një figurë kredibile, i cili nuk ka njolla në biografinë e tij dhe nuk ka pikëpyetje në biografinë e vet dhe sipas Konjufces ky njeri nuk është Kadri Veseli. “Vesli nuk është personi më i votuar në Kosovë. Nëse ata mendojnë që ai është i duhur, unë u bej thirrje që ta sjellin emrin e tij dhe të votohet, dhe nëse nuk i merr votat ai do të rrëzohet”, tha Konjufca. Ai ka njoftuar se Vetëvendosje ka vendosur që Aida Dërguti të jetë nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, transmeton KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …