Rexhep Selimi: Ende pa filluar dialogu më Serbinë shihet mungesë e transparencës, kjo do t'i sjell vetëm dëme vendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi: Tash po e di si na i kanë plaçkitur tokat dikur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar marrëveshjen e sotme që kanë bërë partitë politike për demarkacionin. Selimi ka ngritur dyshime se dikush ka bërë pazar me tokë të shtetit. Nuk ka hezituar ta quaj edhe plaçkë marrëveshjen. “Tash po e di edhe më mirë se si na i kanë plaçkitur tokat dikur… Tash po e kuptoj edhe më shumë se si janë rritur shtetet fqinj – me tokat tona… Herë duke na i prerë e herë duke na i blerë… herë na i paskan grabitur e herë i paskemi pas shitur…”, ka shkruar Selimi.

Kurse, Kryeministri Ramush Haradinaj, në orët e vona të së shtunës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku zyrtarizoi arritjen e konsensusit politik me LDK-në në lidhje me çështjen e projektligjit për demarkacion me Malin e Zi. Seanca për demarkacionin pritet të mbahet të mërkurën. Vetëvendosje ka paralajmëruar votë kundër derisa Lista Serbe nuk ka qëndrim zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …