Deputeti i Vetëvendosje Rexhep Selimi me anë të një postimi pyet a i ka PAN-i numrat për kryetar të Kuvendit para se t’i kërkojë për kryeministër. “Pyetja se a i ka PAN-i numrat per kryeminister apo jo, po qarkullon tash e sa jave. Por, nje pyetje tjeter duhet te kete pergjigje paraprakisht: a i ka PAN-I numrat per Kryetar te Kuvendit? I gjithe opinion eshte fokusuar ne ate, qe ne fakt nuk eshte ne radhe, ne pyetjen se a i ka votat PAN-i per per kandidatin e tyre per Kryeminister. Ne nderkohe po harrohet fakti qe para se te vije puna deri aty, PANI- e ka ne agjende votimin per kandidatin e vet per Kryetar te Kuvendit, sepse aty “ka rend”… njehere Kryeparlamentari e pastaj ndoshta edhe Kryeministri…! Keshtu thot “vellai I madh” i PAN-it PDK-ja – “first things first”. Ne aktivitetin e dendur qe ka AAK-ja ne kerkim te numrave, a nenkuptohet se po i kerkon edhe numrat per kryeparlamentarin apo vetem per kryeministrin? Poashtu, deputetja qe ia premtoi PAN-it voten per Kryeminister duhet te pergjigjet paraprakisht se a do ta votoje Veselin ne krye te Kuvendit para se ta voto je Haradinajn per kryeminister? Kjo eshte me rendesi te dihet. Pastaj mund ta dijme situaten ku jemi…” ka shkruar Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …