Deputeti Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një gjendje të pasigurisë për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19, dhe rasteve të vdekjes. Aika deklaruar se nga kjo gjendje dilet vetëm me largimin e qeverisë Hoti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Në fjalimin e tij në Kuvend, deputeti Aliu ka theksuar se lajmi për vdekjet që po bëhen në Klinikën Infektive kanë tronditur qytetarët. Duke qenë në mesin e pandemisë dhe rritjes së rasteve të të infektuarave, qytetari nuk ka ku t’i mbajë shpresat përveç të shteti, te sistemi shëndetësor dhe funksionimi i tij. Pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbime shëndetësore gjenden pikërisht vdekjen në dorën e sistemit shëndetësor”, ka thënë Aliu, duke shtuar se në klinikat ku po trajtohen pacientët me koronavirus ka probleme me rënie të sistemit të oksigjenit, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …