Arben Gashi: LDK-ja është e gatshme të hyjë në qeverinë gjithëpërfshirëse nëse nuk ka kohë për zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi: Nëse Pacolli e vlerëson se nuk duhet të jetë në koalicion, ne nuk e mbajmë më zor

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar ultimatumin e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili kishte thënë se nëse brenda 10 ditësh LDK e Vetëvendosje nuk merren vesh për koalicion, atëherë ai mund t’i bashkohet Pan-it. Gashi në një deklaratë të shkurtër për Gazeta Blic tha se askush nuk është duke e mbajtur me zor Behgjet Pacollin në koalicionin LAA. “Nuk e vlerësoj hiç këtë far pune, nëse zoti Pacolli e vlerëson se nuk duhet me kanë në koalicion, ne s’jem tuj e mbajt me zor”, tha shkurt për Gazeta Blic, deputeti i LDK-së. Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se deklarata e Behgjet Pacollit nuk do të merret si ultimatum. Ai tha se kjo deklaratë e Pacollit duhet të shihet si ide e tij për krijimin e një qeverie gjithspërfshirëse.Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë.

Kontrolloni gjithashtu

Macron diskuton me Vuçiq për temat dypalëshe dhe integrimin Evropian të Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar …