Mërgim Lushtaku

Deputeti, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër kundër largimit të avokatëve nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së

 Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj largimit të avokatëve nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së, një zhvillim i cili e gëzon vetëm Beogradin dhe ata që mendojnë në interes të Serbisë. Lushtaku ka akuzuar qeverinë se po vepron kundër çlirimtarëve, duke përhapur lajme të pavërteta dhe duke helmuar opinionin publik. Ai ka paralajmëruar se nëse ish-luftëtarët e UÇK-së nuk triumfojnë në këtë proces gjyqësor, në rrezik do të vihet sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës. Lushtaku e ka cilësuar qeverinë aktuale si “qeveri propagande” dhe ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se fati i tyre është i lidhur ngushtë me të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …