Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sot do të takohet me kryetarin serb Aleksandër Vuçiq në kuadër të konsultimeve për kryeministrin e ardhshëm. Vuçiq fton të gjitha subjektet politike për konsultime, ku do të takohet me tri listat zgjedhore. Po ashtu është paraparë edhe një takim me listën “SDA Sanxhak”, por është refuzuar nga banorët për shkak, se Serbia dhe Vuçiq nuk e pranojnë se kanë kryer Masakër në Srebrenicë. Vuçiq do të zhvillojë konsultime edhe me listën “Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinasit dhe Aleanca Demokratike e Kroatëve në Vojvodinë. Konsultimet përmbyllen pas takimit të Vuçiqit me përfaqësuesit e listës “Amaneti i Myftiut – Partia për Drejtësi dhe Pajtim të Usama Zukorliqit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …