Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai iu ka drejtuar, emisarit Escobar me kërkesën për përfshirjen e tri komunave të Kosovës lindore në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi po shihet se në negociata po zhvillohet një dinamikë e re. Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duket se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, jemi në pritje që edhe Kosova Lindore të përfshihet, në dialog, si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve të mbetur në Serbi. Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ ia përcjell dhe shefit të BE-së, Josep Borell dhe zonjës Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian”, ka shkruar Shaip Kamberi në një postim të tij
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …