leoni

Berisha: Kosova po ndodhet në presion të madh, Specialja, taksa e grevat janë të planifikuar nga “nëntoka politike”

Berisha: Mali Zi shtrihet në tokat shqiptare dhe ka qenë pjesëmarrës direkt një shekull në luftërat kundër shqiptarëve

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se të vërtetën me Malin e Zi duhet ta themi, pasi ky shtet nuk është vend mik siç e paraqesim për arsye të politikës ditore. Ai ka thënë së Mali i Zi shtrihet në toka shqiptare dhe së për 100 vjet me radhë ka marrë pjesë si aleat në luftërat gjenocidale kundër shqiptarëve.

“E vërteta duhet thënë edhe atëherë kur nuk na pëlqen. Mali Zi nuk është vend mik siç e paraqesim për arsye të politikës ditore. Mali Zi e ka njohur Kosovën shtet me 2008 sepse shqiptarët kanë qenë vendimtar me 2006 që të pavarësohet ajo nga Serbia. Kështu që nëse kanë ndodhur veprime reciproke në të mirë të dy vendeve nuk mundur të harrohet se Mali Zi shtrihet në tokat shqiptare dhe malazezët janë ata që për një shekull kanë qenë aleat dhe pjesëmarrës direkt në luftërat gjenocidale sllave kundër shqiptarëve”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …