Deputeti, Pal Lekaj ka quajtur Albin Kurtin, kryeministër të Vetëvendosjes, duke e akuzuar për situatën e sigurisë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e  ka quajtur Albin  Kurtin, kryeministër të Vetëvendosjes duke e akuzuar edhe për situatën e sigurisë. Ai në një postim të tij thotë se kryeministri i Vetëvendosjes del çdo ditë, me fytyrën e shqetësuar për atë që po ndodh në 18 për qind të territorit të Kosovës, ku qytetarët e tij të nacionalitetit serb janë lënë në mëshirën e krimit të organizuar dhe strukturave të Beogradit. Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo të dytën ditë dhe u tregon qytetarëve të Kosovës se po pret KFOR-in që të pastrojë rrëmujën që krijoi ai vetë, duke lënë në hije atë që është më e rëndësishme për Kosovën, mbyllja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kryeministri sovranist i Vetëvendosjes jep ultimatum nga zyrat e ngrohta të qeverisë dhe nuk ka guxim ta kalojë Ibrin dhe t’u afrohet barrikadave. Albin Kurti është ai  që dikur rrëzonte kamionë dhe përgjakej me policinë dhe sot  nuk ka guxim t’i afrohet kamionëve të barrikadave dhe as të marrë megafonin dhe t’u drejtohet qytetarëve të tij serbë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar,  Pal  Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …