Deputeti i PDK-së, Agim Aliu, ka konfirmuar kandidimin e tij për kryetar komunë në Ferizaj në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Aliu përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se pas kërkesave të shumta që ka pasur e kam marr këtë vendim që t’i hyjë garës për kryetar komune. Ai ka thënë ky proces politik nuk është i lehtë pë familjen e tij.”Të dashur dhe shumë të respektuar qytetarë të Ferizajt! Ju, që gjithnjë më keni përkrahur dhe mbështetur. Ju, që gjithnjë më keni bërë të ndihem i kënaqur dhe krenar që jam pjesë e juaja. Sot, pas kërkesave të pareshtura nga ana juaj, kërkesa që më ishin drejtuar në të gjitha format, kam vendosur që edhe njëherë të jem pjesë e garës për të parin e Ferizajt. Këtë vendim jo të lehtë për mua dhe familjen time e mora sepse u ndjeva i obliguar moralisht që të jam zëri i juaj në ndryshimin që tashmë i duhet Ferizajt për kthimin e harmonisë ndërmjet qytetarëve pa dallim të përkatësive apo ngjyrimeve politike, si dhe nevojën për trajtim të barabartë për të gjithë ju. Të dashur qytetarë, e dimë të gjithë që familja është e shenjtë, mirëpo, për mua nuk keni më pak shenjtëri edhe ju, sepse ju jeni ata që na bëtë të ndihemi aq mirë mua dhe familjen time me besimin dhe respektin që keni treguar për mua gjatë gjithë jetës sime politike, prandaj vendosa të dëgjoj zërin tuaj. Duke qenë i ndërgjegjshëm dhe thellësisht i bindur që, për familjen time nuk do të jetë i lehtë kandidimi im për të parin e Ferizajt, i falënderoj nga zemra për përkrahje dhe njëkohësisht kërkoj nga ta mirëkuptim ashtu siç më kanë mirëkuptuar gjithnjë sa herë që është dashur të sakrifikojmë për të mirën e vendit”, ka shkuar nder të tjera Aliu.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …