Deputeti i PDK-së, Andin Hoti: Të unifikohet skena politike dhe të shërbejë interesit të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti: Të unifikohet skena politike dhe t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti e ka uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ka kërkuar unifikim të skenës politike dhe shërbim të denjë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Gëzuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Duke qenë mirënjohës dhe njëkohësisht krenar për sakrificat shekullore të popullit tonë për çlirimin e Kosovës. Uroj dhe shpresoj shumë në UNITET të skenës Politike, duke i shërbyer denjësisht interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …