Deputeti i Lëvizjes për Bashkim në koalicion me PDK-në Raif Qela, ka bërë të ditur se ai dhe tre deputetë të tjerë nuk do ta votojnë demarkacionin. Ai ka treguar që në takimin me ambasadorin, Greg Delawie, ai u ka bërë të qartë qëndrimin amerikan për demarkacionin, dhe e ka konsideruar si çështje të veçantë për Kosovën. Delawie na tha që të votohet demarkacioni, gjithashtu tha se është e udhës që ne patjetër ta votojmë atë, por pa imponime”, tha Qela. Deputetët, që nuk do ta votojnë demarkacionin janë Raif Qela, Nait Hasani, Labionotë Demi dhe Shaip Muja.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …