Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi ka qenë i zëshëm në ngritjen e shqetësimeve të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. Në një intervistë për K0sovapress Kamberi deklaroi se Serbia po nxjerr inatin në banorët e Luginës për shkak të armiqësisë që ka ndaj Kosovës, duke i shkelur të drejtat që ju takojnë. Ai flet edhe për mosrespektimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi nga ana e shtetit serb, duke fajësuar BE-në që nuk po përmbush rolin që ka në këtë proces. Përfaqësuesi shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se pa demokratizim të Serbisë nuk mund të presin realizim të të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Serbia, si një shtet i papërfunduar, siç thotë ai, nuk njeh ende as kufijtë e vet dhe ka aspirata për territore të shteteve të tjera. “Nuk mund të vij derisa në Serbi ka klimë e cila mohon krimet e luftës, e cila mohon ekzistimin e varrezave masive, e cila ka një politikë vitet e fundit të glorifikimit të kriminelëve të luftës. Pra, jam munduar të gjitha këto tema t’i prek, për t’i prekur së paku në ndërgjegjen të asaj pjese të Serbisë, që sinqerisht dëshiron Bashkimin Evropian. Ky shtet akoma nuk e ka të qartë, ose së paku publikisht nuk e thonë, se cila është politika e tyre prioritare. Pavarësisht se në deklarimet që flasin për integrimet evropiane si prioritetin e parë të politikës së jashtme të Serbisë, në veprimet e përditshme gjithmonë janë të orientuar me Rusinë dhe Kinën që e shndërron në orientim terciar”, shprehet ai në intervistën për KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …