Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë se kjo parti më 4 dhjetor do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Në intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai thotë se pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të PDK-së, deputetëve dhe ministrave në Drenas për të bërë fushatë, nuk është shenj frike se mund ta humbin pushtetin në këtë komunë. “Ardhja e zyrtarëve të lartë të PDK-së, deputetëve dhe ministrave në Drenas, tregon se PDK-ja është parti e përgjegjshme karshi qytetarëve. Jemi të përgjegjshëm për Drenicën dhe ne po shkojmë për të qenë afër qytetarëve. Pra, mund t’ju them se PDK-ja fiton bindshëm në Drenas”, ka thënë Muja.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …