Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në procedurë parlamentare, dorëzoi në Kuvendin e Serbisë një propozim-ligj të ri. Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Ky Propozim i Ligjit përmban dispozitat fondamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta. Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002. Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë normat e tij, në krahasim me Ligjin aktual i cili fare nuk përmban dispozita ndëshkuese, që praktikisht respektimin e të drejtave të pakicave e ka lënë në mëshirën dhe disponimin politik të qeverisë qendrore”, ka njoftuar Kamberi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …