Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka konsideruar “Ballkanin e hapur” si një nismë të gabuar

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka konsideruar “Open Balkan” si një nismë të gabuar, pasi të drejtat themelore të shqiptarëve në Serbi janë shkelur. Ai theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq luan me dy standarde, sepse kërkon të realizojë Serbinë e Madhe. Në fjalën e tij për gazetarët, Kamberi kërkoi që Kosova dhe Shqipëria, duhet të hartojnë një program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës në momentet e saj më të vështira të përballjes me regjimin autoritar të Aleksandar Vuçiq. Insistimi ynë  i vazhdueshëm është që kjo trevë  të jetë e përfaqësuar edhe në agjendën e organizimeve të tilla joformale, por edhe të organizimeve të tjera shtetërore, duke pasur parasysh faktin se ajo përballet me një diskriminim të vazhdueshëm nga shteti serb dhe për këtë arsye është e domosdoshme, bashkëpunimi me dy shtetet amë, me Kosovën dhe Shqipërinë dhe me institucionet e këtyre vende me qëllimin që të hartohet një program i veçantë në mënyrë që të ndihmohet Lugina e Preshevës në momentet më të vështira të saj në përballjen me regjimin autoritar të Aleksandër Vuçiq”, tha ai, raporton TCh.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …