Faton Topalli

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie.  Pas dorëheqjes së  Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ,  anëtarëve të Kryesisë Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Dardan Sejdiu, Aida Dërgutit, Zgjim Hysenit dhe disa deputetëve dhe Kryetarit të deritashëm të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të mos e pranoj se jam i shqetësuar për zhvillimet në  Lëvizje. Gjatë zgjedhjeve nacionale kam kuptuar se më kishin etiketuar si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt edhe pse unë i takoja Lëvizjes dhe asnjë grupi. Kjo u bë edhe më transparente gjat zgjedhjeve lokale të cilat i humbëm në Ferizaj mes tjerash edhe për shkak të  kësaj çasjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …