Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian është deklaruar publikisht KUNDËR dhe është zotuar se do të votojë KUNDËR çfarëdo lloji të rritjes së pagave për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mendoj dhe konsideroj se deputetët shpërblehen mjaftueshëm, bile edhe të tejkaluar në krahasim me punën e disa prej nesh, që e bëjmë dhe atë duke u bazuar edhe në përkushtimin tonë të sinqertë për ndryshimin e gjendjes ekonomike për qytetarët tonë. Aq më tepër unë kam arsye shumë më të mëdha për të votuar kundër nga se përfaqësoj një komunitet. gjendja ekonomike e të cilit nuk është për të u dëshiruar, ku një pjesë e madhe e tyre ballafaqohet me mbijetesën dhe jeton nga asistenca sociale. Mendoj dhe konsideroj se rritja ekonomike në Kosovë do të duhej të reflektojë në rritje të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë të deputetëve, si përfaqësues të popullit. Unë do të votoj kundër çfarëdo rritjeje të pagave për mua dhe kolegët e mi deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …