Konjufca: Veseli po u bën presion deputetëve për mos mbajtjen e seancës për Astrit Deharin

Deputeti i VV Glauk Konjufca ka drejtuar kritika ndaj PDK dhe deputetit të saj Adem Grabovci

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka drejtuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe shefit të grupit të saj parlamentar, deputetit, Adem Grabovci. Duke aluduar në Adem Grabovcin, deputeti Glauk Konjucfa theksoi se shefi i shefave është dora e zgjatur e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që janë trekëndëshi kryesor që Republikën e Kosovës e kanë kthyer në plaçkë. Edhe nëse nuk ke konkurru, shefi i shefave të shtinë në konkurs. Nuk është me rëndësi a din a s’din, a je profesionalist, edhe nëse je i fundit ke me dal i pari. Nuk është nevoja as me ditë ku ke me punu dhe emrin e institucionit,  e din shefi i shefave, ku të shtin sepse aty ka nevojë partia. Adem Grabovci të bënë edhe prokuror të shtetit me deshtë, e rregullon drejtësinë. Ndërkohë ka reaguar deputeti, Adem Grabovci. Nëse është vepër penale dhe krim për të punësuar njerëz dhe për të hapur vende pune, atëherë kërkoj nga drejtësia, ja ku jam, jam i gatshëm të përgjigjem. Unë kurrë nuk kam bërë përpjekje të dal mbi ligjin dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë kurdo që organet kompetente e kërkojnë këtë nga unë, theksoi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …