Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Deputeti, Zafir Berisha, kundër takimit të mundshëm të opozitës me kryeministrin Isa Mustafa

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kundërshtuar një takim të mundshëm të opozitës me kryeministrin Isa Mustafa për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.Ai ka thënë se shkuarja e liderëve opozitarë në takim me kryeministrin e vendit do të ishte gabim fatal për ta. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Berisha ka thënë se kreu i ekzekutivit është njeri joserioz dhe i tillë duhet të trajtohet nga opozita. “Në rast se opozita i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese për takim, do ta bënte gabimin fatal, sepse në këtë mënyrë do t’i përgjigjej një njeriu joserioz siç është Isa Mustafa. Nuk do të ishte mirë të shkohej në një takim, në të cilin ai e fton opozitën për t’ia dëgjuar bisedat, kurse në fund të thotë se për këtë çështje do të vendoset qysh të thotë komisioni qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka bërë me dije se edhe vetë kreu i Qeverisë dhe deputetët e shumicës janë të bindur se versioni aktual i demarkacionit është gabim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …