Deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, i cili u
arrestua dje në Kuvendin e Kosovës, i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak
në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ai e ka konfirmuar këtë vendim përmes rrjetit
social Facebook. Duke falenderuar përkrahësit e tij, deputeti Ismajli ka thënë
se do të vazhdojë të mbrojë interesat e vendit, duke shtuar se kur padrejtësia
bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë. Përndryshe, deputeti Fisnik Ismajli u
arrestua dje në hollin e Kuvendit të Kosovës, pasi që gjatë kontrollit atij iu
gjetën dy bombola gazi lotsjellës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …