Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti, i cili shprehu besimin se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021. Bajrami kritikoi Kurtin duke numëruar premtimet që ai bëri kur erdhi në pushtet dhe nuk i realizoi. “Pasi që i ka ndërtuar 160 çerdhe, 4000 banesa për çifte të reja, e ka ulur çmimin e energjisë elektrike, e ka liruar çmimin e vajit, bukës, qumështit dhe sheqerit, e ka zhbërë Zajednicën, pasi që e ka detyruar Serbinë të kërkojë falje dhe të paguajë dëmet e luftës, pasi që e integroi Kosovën në Këshillin Evropës dhe pasi që na njohën shumë vende gjatë mandatit të tij dhe pasi që u integruam në shumë organizata ndërkombëtare, natyrshëm vjen edhe pritja e tij se në mandatin tjetër do të dalë më mirë se në vitin 2021,” tha Bajrami me ironi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …