Deputetja Besa Gaxherri thotë se LDK e sheh të nevojshme shkuarjen urgjente në zgjedhje. Sipas saj kjo parti mendon se vetëm në këtë mënyrë vendi do të ecte përpara. “LDK mendon se është urgjente dhe zgjidhja e vetme e situatës shkuarja në zgjedhje të reja’, ka thënë Gaxherri në një emison televiziv. Deputetja thotë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa është e vetmja parti e gatshme për zgjedhje. “Asnjë parti politike nuk është më e përgatitur dhe e gatshme për të shkuar në zgjedhje se LDK’, shtoi ajo. Gaxherri është shprehur e gatshme për bashkëpunim opozitar. Nuk e përjashton bashkëpunimin edhe me PSD-në e Shpend Ahmetit që u nda nga Vetëvendosja e Albin Kurtit. “Nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe PSD janë të gatshme atëherë ne duhet t’i koordinohemi të gjitha partitë në opozitë’, ka thënë deputetja e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …