Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në gjykatë padinë për shpifje, drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shkak se ajo ka thënë të pavërtetat në studio televizive dhe pret të merr përgjigjen e merituar. Ministrja Haxhiu ka akuzuar, deputeten, Blerta Deliu se ka marrë më shumë se 2000 euro pa shkuar fare në mbledhjen e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit. Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, zonja Ministre!”, ka shkruar, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në një postim të saj.