Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Bala, ka folur me ironi lidhur me propozimin e ZRRE-së për rritje të çmimit të rrymës, si dhe për përjashtimin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit nga kjo rritje e çmimit. Ajo ka kërkuar nga ZRRE-ja që e njëjta të vlejë edhe për komunitetin boshnjak, nëse kjo mëshirë ndahet nga Qeveria e Kosovës. Pyes ZRRE-në a ka mundësi që edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje! ka thënë deputetja boshnjake Duda Bala.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …