Në reagimin e saj ndaj thirrjes së presidentit serb për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja angleze, Alicia Kearns ka shprehur keqardhje për mungesën e komentit të Bashkimit Evropian në këtë çështje. Ajo akuzoi BE-në për “zero ekuilibër” kur vjen puna për Serbinë. Zëdhënësi i BE-së, Petar Stano, refuzoi të fliste në lidhje me iniciativën e presidentit serb, duke iu kërkuar përgjigje mbi një mundësi të shkeljes së marrëveshjes së Ohrit nga ana e Serbisë.
