Deputetja, Donika Kadaj-Bujupi lirohet nga burgu dhe i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak

Pas një helmimi me ushqim në bugun e Lypjanit dhe kërkesës së avokatit, Arianit Koci, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot është liruar nga paraburgimi, ndërkohë që  iu caktuar masa e arrestit shtëpiak. Avokati i deputetes, Arianit Koci,  ka konfirmuar për mediet se  Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën e tij, duke ia zëvendësuar masën e paraburgimit për 30 ditë me atë të arrestit shtëpiak, ashtu sikur edhe disa deputetëve të tjerë të opozitës, të cilët po mbahen në burg dhe në  arrest shtëpiak për shkak se kanë bllokuar punimet në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Mustafa që t’i anulojë marrëveshjet me Serbinë e Malin e zi për AKS-në dhe demarkacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …