Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka thënë se gruaja e apostrofuar e njeh dhunuesin, i cili sipas deklaratave të viktimës dhunuesi punon në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë. “E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”, ka thënë ajo. Kjo deklaratë e ka aktivizuar Prokurorinë Speciale. Prokurorja Drita Hajdari, ka thënë se Jemi në kontakt me deputeten për të siguruar prej saj informacionin e nevojshëm për hapjen e rastit”, ka thënë Hajdari e cila shprehet e habitur, pasi deputetja është dashur që rastin ta raportojë në Prokurori dhe Polici dhe jo ta trajtojë një rast të tillë të ndjeshëm në një emision zbavitës”, ka thënë ajo.
