Deputetja Dumoshi i jep vezë Kurtit, Konjufcës e Haxhiut, për nënshkrimin e marrëveshjes për rrymë me Serbinë

Deputetja Dumoshi i jep vezë Kurtit, Konjufcës e Haxhiut, për nënshkrimin e marrëveshjes për rrymë me Serbinë

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ua ka dhënë nga një kokërr vezë kryeministrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu, për nënshkrimin e marrëveshjes për rrymë me Serbinë. Këtë ajo tha se po e bën për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje duke gjuajtur me vezë, kur marrëveshja ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, në vitin 2015.“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtarë, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju quaj mashtrues. Dhe po ju pyes a turpëroheni? Apo jeni operuar nga turpi”.“Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pasur rolin me gjuajtë vezë. Po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse ‘tradhtarët’ e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, u shpreh Dumoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …