Deputetja e AAK-së nga Theranda, Albana Bytyçi, ka reaguar pasi kësaj komune iu bllokuan xhirollogaritë. Ajo ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, t’i lë postimet në “Facebook” dhe të ulet e të gjej zgjidhje. Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qendror e jo nga komunat. Është tejet skandaloze që tashmë edhe Komunës së Suharekës iu kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë dhe kësisoj edhe pengohen shumë projekte kapitale që janë në të mirë të qytetarëve. Ministri Hekuran Murati sa del dhe reagon me emocione, por do të ishte më mirë që të ulej dhe të bënte zgjidhje sesa të hedh fajin te komunat për diçka që Komunat nuk e kanë në dorë. Boll u viktimizuat. Bëni zgjidhje!”, ka shkruar deputetja e AAK-së nga Theranda, Albana Bytyçi.