Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se është shumë vështirë të sigurohen dy të tretat e votave në Kuvend për ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka bërë me dije se edhe brenda PDK-së dhe LDK-së ka deputetë të cilët do të votojnë kundër kësaj marrëveshje. “Duke u bazuar në deklarimet e mëhershme të deputetëve, mendoj se do të jetë vështirë të arrihen dy të tretat e votave për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Megjithatë, vendimi u takon deputetëve të Kuvendit që të vendosin për këtë çështje, pra është përgjegjësi e tyre”, ka thënë ajo. Kadrijaj, e cila është edhe zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka theksuar se Kosova nuk duhet të bëjë kompromise, për shkak të liberalizmit të vizave, të japë tokë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …