Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur në lidhje me parakushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo theksoi nevojën për transparencë dhe komunikim të qartë me publikun rreth kësaj çështjeje. Ajo që na duhet është një qeveri transparente, që na informon dhe na bën të kuptojmë nëse Asociacioni është një parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova këto ditë ka marrë lajme të mira për afrimin e mundshëm në Këshillin e Evropës, por duhet të dimë me saktësi çfarë kërkon ky proces nga ne. Kadrijaj theksoi nevojën për të kuptuar se si parakushtet e ndryshme, përfshirë edhe formimin e Zajednicës, ndikojnë në perspektivën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si në NATO dhe në BE.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …