Time Kadriaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konsideron se Kosova ka dështuar gjatë dy vjetëve të fundit nën qeverisjen e Albin Kurtit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konsideron se Kosova ka dështuar gjatë dy vjetëve të fundit nën qeverisjen e Albin Kurtit. Ajo  ka përmendur mungesën e njohjeve të reja, mos anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe thotë se ka edhe lëndim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtarë. “Duke e parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtimin që e ka bërë, ka marrë përkrahje të madhe popullore e që për herë të parë në historinë e pasluftës që ka fituar më shumë se 50 për qind të votave dhe që ka një Qeveri që udhëhiqet pa ndonjë parti në koalicion e që ka një shumicë parlamentare në Kuvend. Në rrethana të tilla, kjo Qeveri është dashur të ketë suksese të njëpasnjëshme sepse nuk ka pasur ndonjë pengesë në rrugëtimin e tij, sepse shpesh herë kur Qeveritë janë me koalicione, atëherë vetvetiu ka ndonjë pengesë ose ka mos pajtueshmëri rreth çështjeve të ndryshme”. Kadrijaj tha se Qeveria Kurti është Qeveria më jo transparente, është jo llogaridhënëse. Ka dështuar në shëndetësi, kur kemi një person për të tretën herë po vendoset nga Albin Kurti si ministër i Shëndetësisë dhe nuk i kemi tri rezultate të këtij ministri. Mos të flasim për Politikën e Jashtme, ne shohim se kemi ngecje, nuk kemi asnjë njohje të re e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kemi bllokim dhe prapakthim. Kemi edhe lëndime të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tanë që e kanë përkrahur Kosovën në procese të ndryshme”, ka thënë mes tjerash deputetja, Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …