Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, konsideron se me kauza të ndryshme deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive. Bllokimi i Komisionit Hetimor, sipas saj, asnjëherë s’ka ndodhur në historinë parlamentare. Ajo thotë se ata nuk po dëshirojnë të zbardhët e vërteta dhe pretendimet për Martin Berishajn, rezervat shtetërore dhe të tjera. Për shkak të mos zbulimit të aferave po ndodh krejt kjo, sepse Komisionet Hetimore kanë të drejtë ta ndjekin rastin edhe tek organet e Prokurorisë në bazë të analizës dhe fakteve”, përfundoi Kadrijaj. Më 21 shtator të 2023-tes, 69 deputetë kanë votuar pro themelimit të Komisionit derisa gjashtë deputetë kanë abstenuar dhe vetëm një ka votuar kundër.
