Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns është pritur në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti

Gjatë qëndrimit disa ditor në vendin tonë, deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns është pritur në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për këtë takim, thuhet se kryeministri, Albin Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe të Kearsnit për Kosovën. “Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve. U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje. U bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars)”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …